Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni thotë se shpreson se do të ketë një delegacion amerikan të përfshirë herën tjetër që vendet evropiane të takohen për të diskutuar rreth Ukrainës, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Ndërsa liderët e tjerë evropianë kanë diskutuar një “forcë sigurie” për të mbrojtur çdo marrëveshje të mundshme paqeje, Meloni thotë se nuk do të dërgojë trupa italiane në Ukrainë – një pohim që ajo e ka bërë më parë.

Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e saj, Meloni thekson “rëndësinë e vazhdimit të punës me Shtetet e Bashkuara për të ndalur konfliktin dhe për të arritur një paqe që garanton sovranitetin dhe sigurinë e Ukrainës”.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb