Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu është bashkuar reagimeve për fitoren e Koalicioni të Djathtë në Itali.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Berisha e cilësoi fitore historike.

“Fitore historike e Koalicionit të Djathte, miqve tane ne Itali. Nje urim te perzemert per suksesin historik, fitoren e shkelqyer udheheqesve te koalicionit fitimtar Georgia Meloni, Silvio Berluskoni, Matteo Salvini”, shkruan Berisha në Facebook.

Ish-kryeministri e ka përshëndetur zgjedhjen e Melonit si liderja e re e Italisë edh enë konferencën për gazetarët që po mban në selinë blu.

“Jam sot këtu për të përshëndetur në emër të PD fitoren e koalicionit të djathtë në Itali, Georgia Meloni, Matteo Salvini, Silvio Berluskonit, aleatët tanë tradicionalë. Sot Italia është në një moment historik, Meloni sipas votës së qytetarëve italianë do të jetë kryeministrja reformatore e ardhshme e Italisë. Fitorja e zonjës Meloni dhe koalicionit që ajo udhëhoqi është fitore e vlerave konservatore më të arrira të shoqërive të lira, fitore e lirisë, familjes, atdheut. Georgia Meloni është një euroatlantiste e vendosur. Ajo ka përkrahur plotësisht qëndresën e kombit ukrainas për liri, ka dënuar agresionin barbar rus ndaj Ukrainës, ka qëndruar në anën e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe SHBA-ve në këtë betejë. Meloni pa diskutim ka një background dhe vokacion të qartë europeist në favor të BE-së. Natyrisht, vlerat në të cilat ajo beson janë vlera që gjithnjë e më shumë po triumfojnë në Europë, kështu që me këtë rast unë i uroj zonjës Meloni atë post për të cilin e votuan qytetarët italianë dhe suksese të tjera të mëdha”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb