Ish-trajneri i Tiranës Ardian Mema nuk beson se Tirana po josh me premio rivalët që të lehtësojë rrugën drejt titullit

Në studion e “Sport News Plus” të “News 24”, Mema deklaroi se Tirana e ka treguar se është skuadra më e mirë këtë sezon përderisa ka fituar 12-13 ndeshje radhazi.

“Secili mund të aludojë për çdo gjë. Jo çdo gjë që themi është e vërtetë. E kam parë Tiranën dy ndeshje. Kukësi ka dalë barazim me Luftëtarin në fazën  dytë, Tiranën e mobilizon Kukësi. Në futboll secili ka mendimin e vet. Nuk e mendoj këtë për Tiranën. Bylisit i kanë ikur 4-5 lojtarë. 4-5 lojtarë bëjnë diferencën. Tirana e gjeti të papërgatitur Bylisin.

Duke qenë se 2-3 muaj është ndërprerë kampionati, nuk e di se si janë stërvitur. Tirana në Ballsh e komandonte të gjithë lojën. Ndryshe nga Kukësi, Tirana i shfrytëzoi të gjitha mundësitë. Edhe Kukësi pati raste ndaj Luftëtarit. Problemi është dhe te vetja jote. Që të jesh ndjekës i denjë i Tiranës duhet të marrësh dhe ti rezultatet. Është e kotë. Tirana ka fituar 12-13 ndeshje”, tha Mema.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: