Ardian Mema është i kënaqur. Tirana e tij arriti një fitore të pastër 2-0 ndaj Flamurtarit, një fitore, që praktikisht lejon bardheblutë të hedhin një hap më tej drejt kualifikimit në turin. Në prononcimin e tij për “Supersport”, trajner bardheblu shprehet i lumtur me mënyrën sesi skuadra e tij e përballoi këtë sfidë dhe deklaroi se pret përforcime nga merkato.

Fitore e rendësishme, sa fiton Tirana nga kjo ndeshje?

Aspekti psikologjik është i pari. Me këtë ndeshje ekipi e ka filluar mirë. Ka problem prapë, futboll i tillë është. Ekipi është në moment të mirë. Ka specifikën e vet. Për fillimin  këtij viti jam i kënaqur.

Sa i kënaqur jeni?

Mendoj se ekipi ka bërë hap të sigurt drejt kualifikimit. Golat u bënë edhe me fat, por që patëm edhe mundësi të tjera. Vlora është ekip i fortë.

Situata mes jush dhe Ngos?

E kam sqaruar, por që unë jam trajner dhe luan ai që është në formë. Edhe takimin e kaluar ka pasur ndryshime, Erando ishte jashtë. Një trajner sheh gjendjen pastaj vendos.

A është Kupa një objektiv?

Kupa të çon edhe në Europë, ndoshta mund të jetë kjo rrugë që do na çojë në Europë. Duhet të jemi më këmbëngulës akoma dhe do t’ia dalim.

Merkato?

Këto ditë presim të reja. Po pres afrime. ekipi ka nevojë për lojtarë. Kanë ikur 2 dhe duhen zëvendësuar. Në ditët në vazhdim do të ketë të reja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb