Tirana u mund, por gjithsesi arriti të kualifikohet. Trajneri Ardian Mema është shfaqur i zhgënjyer me ekipin pas disfatës në Laç, ndonëse kjo humbje ishte e ëmbël pasi bardheblutë kanë kaluar në gjysmëfinale. Për “Supersport”, Mema u shpredhe pse u kualifikua për në gjysmëfinale. Ai ka përgëzuar edhe ekipin e Laçit për lojënm e zhvilluar sot.

Si është ta rikthehesh Tiranën mes 4 më të mirave të Kupës?
Është vuajtje më vete. I shkaktojmë vetes probleme, jo kundërshtari. Kam qenë i tensionuar gjithë lojës. Laçi po luante vetë me topa të gjatë. Mos pasoni paralel, këtë këshillë u kam thënë çunave. Duhet ta përgatisim ekipin sepse na presin ndeshje shumë të forta. Flas edhe për kampiontin. Mendoj që edhe ekipi ka qenë në një lloji stresi për shkak të ndeshjes së fundit që në Tiranë.

E nisët mirë 20 minuta, është vetëm ngarkesa psikologjike?
Është papërgjegjshmëri ajo, jo ngarkesë psikologjike. U fola çunave.

Erdhi e trembur Tirana?
Jam munduar që gjatë kësaj kohe të heq presionin nga lojtarët. Nuk patëm asnjë lloji problemi, fusha ishte optimale. Duhet vetëm të administronim rezultatin. Në minutat në vazhdim ekipi pëson një lloji shoku. Nuk e di këtë, mendoj që këtyre futbollistave duhet tu mësosh që ky është futbolli, të vijnë kundërshtarë të fortë. Do ti shikojmë detajet. Lojtarët kishin ankth panik.

Ndeshjen si e komentoni?
Në Tiranë ishim shumë më të çliruar. Ngo është i rëndësishëm për ekipin tonë. Kjo mund të jetë prishja e ekuilibrave. Duhet të marrim masa sepse ai është dënuar 5 ndeshje. S’kemi çfarë të bëjmë, ky është futbolli.

Dy lojtarët e krahut nuk kanë bashkëpunimin e duhur…
Nuk e kam fiksuar këtë moment. Kam parë që nuk kishte bashkëpunim. Duhet të jetë analiza ime. Parimi i parë në futboll është shkallëzimi. Duhet thënë edhe 2 fjalë për Laçin që ka luftuar shumë. Ka qenë meritë edhe e tyre. Do ta shikojmë ndeshjen sepse na jep spunto për të ardhmen.

Skuadra e dorëzonte lehtë topin…
Është e vërtetë. Kemi pasur edhe ndeshjen e fundit me Laçin lojtarë konfuzë. Duhet të jemi të thjeshtë, të luftojmë dhe t’i bëjmë gjërat si duhet. Nuk na shkojnë këto gjëra, të bëjëm show.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: