Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka përshëndetur nënshkrimin e memorandumit tre palësh mes Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut sa i takon Korridorit 8.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Balla deklaron se Nënshkrimi i këtij memorandumi është një hap i rëndësishëm i bashkëpunimit mes tri vendeve, për një ndër projektet më të rëndësishme për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Përshëndes nënshkrimin e memorandumit tre palësh mes Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut sa i takon Korridorit 8???

-Një hap i rëndësishëm i bashkëpunimit mes tri vendeve, për një ndër projektet më të rëndësishme për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor????????

?Nga Durrësi-Rrogozhinë-Peqin-Elbasan-Librazhd-Prrenjas, ky korridor është dhe mbetet shumë i rëndësishëm për Shqipërinë.

#ShqipëriaeArdhmjaJonë??⭐

#SkaKohëPërPushim?‍♀️ ??‍♂️

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: