TIRANE

I pranishëm në përurimin e memorialit të Holokaustit në vendin tonë, ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler zgjodhi të nisë ligjëratën e tij me fjalët e Ana Frank.

“Nëse durojmë gjithë këtë vuajtje dhe nëse kur kjo të përfundojë do të ketë sërish hebrenj të mbetur atëherë ata në vend që të jenë të dënuar do të mbahen si shembull. Jemi këtu për të ndarë mesazhin e paqes e të tolerancës, duke dëshmuar dhe duke kujtuar veprat më mizore të njeriu dhe të ideologjisë të errët. Do të doja të falenderoja SHBA, gjithmonë një vend udhëheqës që përherë I nis këto veprimtari përkujtuese dhe ofron vlera edukuese për brezat e ardhshëm.

Është një moment kuptimplotë për ne do të doja përgëzoja Bashkinë e Tiranës që na ka dhënë një vendndodhje kaq të shkëlqyer ku mund të vijnë kaq shumë vizitorë të parkut të Tiranës. Sot ne manifestojmë mirënjohjen e hebrenjve për veprën kurajoze të popullit shqiptar. Një akt I shkëlqyer nga një vend I vogël që shëmbëllen vlerat e njerëzimit, të sakrificës e të dashurisë. Vlera që ende vijojnë të jenë të qenësishme në Shqipëri. Edhe gjatë pandemisë e pamë që Shqipëria dërgoi mjekë në Itali. Shqipëria do të shërbejë gjithmonë pishtar tolerance, si vend mikpritës, me sjellje shembullore njerëzore. Nëse shumë kombe do të mësonin këtë pjesë të Shqipërisë, kjo do të ishte e shkëlqyer.” u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb