GJIROKASTER- “Të gjallëve e të vdekurve të divizionit “Ujqtë e Toskanës”. Ky është dedikimi i vendosur në memorialin e ngritur nga italianët në fushën e Sajmolës, në kujtim të betejës së zhvilluar në këtë vend, prej të cilit sot kanë mbetur vetëm rrënojat.

Gazetarja Brikena Metaj ka mundur të sigurojë foto të pamjes origjinale të këtij memoriali të ndërtuar në korrik të vitit 1941 në kujtim të ushtarëve të divizionit “Ujqtë e Toskanës”. Historiku i këtij lloj monumenti njeh vendosjen e dy ujqërve pranë njëri-tjetrit, ndërsa monumenti i ndërtuar në Dragot ka vetëm një ujk. Dëshmitë e pasardhësve të ushtarëve të rënë në luftën italo-greke në këtë luginë të shtrirë mes Dragotit dhe Këlcyrës pohojnë se fotot e hershme, të periudhës kur ky monument madhështor ekzistonte ende, tregojnë për dy statuja të ndryshme të ujkut, por ende nuk dihet arsyeja e zëvendësimit.

Batalioni “Lupi di Toskana” u shkatërrua thuajse i gjithë gjatë ofensivës së pranverës së vitit 1941. Ushtria italiane kishte llogaritur ta sprapste ushtrinë greke, e cila kishte kapur Peshtanin dhe Këlcyrën që prej janarit 1941.

Monumenti u shkatërrua gjatë periudhës së komunizmit, ndërsa hapësira ku shtrihej ky monument sot shfrytëzohet nga banorët e zonës që nuk e kanë të panjohur historikun e saj. Nga ai monument madhështor i ngritur 77 vjet më parë kanë mbetur vetëm pak rrënoja të bazamentit të poshtëm dhe atij ku ishte i vendosur ujku i bronztë, ndërsa imazhin e plotë e të qartë të tij e sjellin këto foto si i vetmi kujtim i një përmendoreje që kujton qindra jetë të humbura.
HAPEN-varret-italianet-kerkojen-eshtrat-7

HAPEN-varret-italianet-kerkojen-eshtrat-6

HAPEN-varret-italianet-kerkojen-eshtrat-5

HAPEN-varret-italianet-kerkojen-eshtrat-4

HAPEN-varret-italianet-kerkojen-eshtrat-3

HAPEN-varret-italianet-kerkojen-eshtrat-2

HAPEN-varret-italianet-kerkojen-eshtrat-1

HAPEN-varret-italianet-kerkojen-eshtrat
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb