Ledian Memushaj është i sinqertë pas ndeshjes. Në komentin që dha për RTSH, mesfushori i Kombëtares deklaroi se  asgjë nuk funksionoi.

“Asgjë nuk shkoi, atë gol në fillim ia falëm. Pas golit nuk luajtëm keq, por i dyti na preu këmbët. Goli i dytë mbylli ndeshjen, më pas nuk patëm forca për të reaguar. Në Andorrë një ndeshje ndryshe, duhet të reagojmë menjëherë”, u shpreh Memushaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb