Ledian Memushaj ka dhënë një intervistë për të përditshmen italiane “Il Centro”, ku mes të tjerave ka theksuar dhe objektivat e tij parësorë, ngjitjen në Serinë A me Peskarën dhe Botërorin e Katarit me Shqipërinë.

Memushaj Gazeta
Memushaj Gazeta

Lojtari-simbol i klubit abrucez, në vitin e tij të pestë me fanellën bardhekaltër, flet për të tashmen dhe të ardhmen e tij.

“Në vitin 2022 do ta mbyll karrierën time këtu, por më parë kam dy objektiva. Dua të rikthehem të luaj në Serinë A dhe të shkoj në Botërorin e Katarit me Kombëtaren e Shqipërisë. Këtë vit kampionati është në një nivel, mund të shkojmë lartë, por duhet të kemi grintë dhe uri për fitore si Interi i Kontes”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb