Ledian Memushaj edhe pse në pamjen e parë duket tipi i lojtarit që nuk shfaq nervozizëm, faktet tregojnë krejtësisht të kundërtën. 30 vjeçari është dënuar për të dytën herë me gjobë për shkak të protestave ndaj gjyqtarit nga Federata Italiane e Futbollit.

Mesfushori i Kombëtares nuk i mbajti dot nervat pas një faulli të akorduar nga gjyqtari në sfidën kundër Milan dhe për këtë arsye u dënua me karton të verdhë. Nuk u mbyll këtu pasi si kapiten u vendos nën hetim nga federata “axurre”.

Për shkak se ka bërë një sjellje të pahijshme ndaj arbitrit të ndeshje dhe për faktin se si kapiten i skuadrës ka sjellë një shembull të keq te pjesa tjetër e skuadrës, është gjobitur me 1500 uero.

Kujtojmë se Memushaj ishte ndëshkuar për herë të parë me një gjobë të ngjashme në mars, pas sfidës të humbur ndaj Kievos ku kishte marrë karton të verdhë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb