Elseid Hysaj ishte shumë pranë transferimit të Çelsit, por më pas gjithçka dështoi. Këtë gjë e pranon edhe vetë menaxheri i shqiptarit në një prononcim për “RMC Sport”. Sipas Xhiufredit, u arrit akordi nga të dyja palët që Hysaj të transferohej te Çelsi, por më pas akordi u prish.

“Kemi qenë në bisedime me Çelsin prej shumë kohësh. Të dyja palët ishim dakord për transferimin e Elseid në Londër. Ai donte t’i bashkohej teknikut Sarri, por ndodhën ato që ndodhën dhe akordi mes palëve u prish. Tani është te Napoli dhe do të vazhdojë të japë më të mirën. Rinovimi? Kemi një kontratë me klubin napolitan dhe nuk kam biseduar ende me drejtuesit e klubit. Pas fundit të sezonit që do të nisë, do të ulemi dhe do të flasim për termat dhe kushtet e reja të kontratë”, u shpreh Xhiufredi.
Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/menaxheri-i-hysajt-zbulon-prapaskenat-rame-dakord-per-tu-transferuar-te-celsi-por/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: