Transferimi i Romelu Lukakut nga Inter te Chelsea bëri bujë të madhe në verë. Tifozët zikaltër nuk e kanë gëlltitur sjelljen e belgut, protagonisti i titullit të fituar sezonin e kaluar, i cili ishte betuar për besnikëri ndaj klubit milanez dhe më pas është larguar pas ofertës së Bluve.

Në lidhje me këtë çështje ka folur menaxheri i lojtarit, Federico Pastorello: “Kemi marrë shumë kritika nga tifozët e Inter-it, por ka qenë një vendim më i vuajtur nga sa mund të mendohet. Kemi vendosur të vazhdojmë përpara me negociatat vetëm sepse nga ana tjetër ishte një klub shumë i rëndësishëm për Romelu-n”.

“Chelsea e ka kërkuar me shumë forcë, dhe ky ka qenë një element shumë i rëndësishëm. Inter kryeson kampionatin sot edhe falë lojtarëve të rinj, kështu që mund të themi se jemi të gjithë të kënaqur”, përfunduar Pastorello.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb