Elseid Hysaj pas çdo viti që kalon po bëhet gjithnjë e më i mirë në aspektin professional. Si fillim në 2015 kaloi nga Empoli te Napoli duke bërë një sezon të shkëlqyer. Më pas Europiani i Francës dhe tani në horizont duket një kalim i mundshëm tek gjigandët e Mançester Unajtid.

Menaxheri i futbollistit, Mario Xhiufredi, nuk e fsheh që edhe Hysajt i pëlqen një eksperiencë në Angli, por ka bërë të qartë se nuk mund të flitet tani shpejt për një transferim, e aq më tepër pa u përmbushur disa kushte të caktuara.

“Ofertat nga Mançester Junajtid? Atij i pëlqen Premier Liga, po për momentin nuk do të ndodhë asgjë. Nuk kam si qëllim të largoj lojtarë nga Napoli, përveçse në rastin kur krijohen kushte të caktuara. Për këto gjëra duhet të jenë dakord të dy palët”, tha Xhiufredi, duke lënë të kuptohet se nuk e përjashtonte mundësinë e transferimit të lojtarit nëse edhe Napoli ishte dakord.

Ndërkaq, Hysaj rrezikon të jetë spektator në duelin në kampionat kundër Interit, pasi ka marrë një dëmtim në ndeshjen e kaluar ndaj Sasuolos. “Nuk di të them nëse luan apo jo. Nëse nuk do të zbresë në fushë, do të thotë se nuk ka rikuperuar plotësisht nga goditja që mori ndaj Sasuolos. Gjendja e tij do të monitorohet nga klubi deri në momentin e fundit”, shpjegoi Xhiufredi.

(er.ko/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: