TIRANË

Analisti Arian Vasjari mendon se manaxhimi i përgjithshëm në Shqipëri deri tani referuar situatës së krijuar nga koronavirusi është pozitiv.

Në “Real Story” në News24, Vasjari tha se gjykuar nga bilancet e deritanishme menaxhimi, administrimi i mjekëve, specialistëve është pozitiv dhe se mjekët meritojnë mirënjohje dhe ndjesë të fortë.

“Ka dy aspekte. Ka një aspekt makro që lidhet me administrimin, menaxhimin politik të situatës pastaj ka dhe një administrim tjetër i cili nuk është mikro por është shumë më specifik duke qenë shumë më profesional. Gjykuar nga bilancet e deritanishme them që menaxhimi, administrimi i mjekëve, specialistëve, personelit sanitar, gjykuar mbi këto bilance deri sot them që është pozitiv, meriton mirënjohje, respekt dhe një ndjesë të fortë për mjekët tanë të cilët jo pak raste janë anatemuar, akuzuar, përgojuar. Sigurisht mes tyre ka dhe jo pak nga ata që e përgojojnë jo thjesht betimin e Hipokratit por dhe standardin moral. Në linjat e përgjithshme kemi një menaxhim pozitiv. Masat e ndërmarra, masat e ashpra janë distante me atë çfarë ndodh në Italinë mike. Është një kohë që më pak se gjithçka tjetër ka nevojë për kriticizëm, ka nevojë për bonsens, dhe alternativa sigurisht”, deklaroi Vasjari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb