LUSHNJE- Projektet e rilindjes urbane gjatë dy viteve të fundit do të vijojnë të përmbyllen edhe gjatë 2017. Ministria e Zhvillimit Urban ka marrë nga Qeveria edhe menaxhimin e fondeve për këto projekte që kapin shifrën e 9.5 mld lekëve.

Këtë deklaratë, ministrja Eglantina Gjermeni e bëri nga rrethi i Lushnjës ku inspektoi përfundimin e projekteve në Divjakë e Lushnjë.

Prioritet për këtë ministri mbetet edhe strehimi, ku Gjermeni deklaroi se, me ligjin e ri do të gjejnë përgjigje shumë shqetësime të shtresave në nevojë.

Investimet në rrethin e Lushnjës janë të fokusuara jo vetëm në qendrat e qyteteve, por edhe në zonat potenciale turistike, siç është Parku i Divjakës, ku investimet e Qeverisë nuk kanë munguar duke njohur rritje të numrit të turistëve nga vit në vit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb