TIRANË– Stafi i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit në bashkëpunim me ekspertë Francez të Conservatoire du Littoral, po vijon punën për fazën e dytë të Planit të Menaxhimit në Ishullit e Sazanit.

Po bëhet një survey arkeologjik, studim stilistik arkitekturor i ndërtesave, hapje e shtigjeve të reja për turistët që të mund të prekin natyrën dhe historinë e ishullit.

Sazani është i vetmi ishull në territorin tonë që përflitet prej kohësh si një destinacion turistik me vlera të shtuara në turizmin shqiptarë.

Deri më sot mbetet një ishull i mbyllur dhe i izoluar nga vizitorët masiv. Aty futesh me një leje të posaçme dhe vizitohet nga një elitë e caktuar njerëzish.

Sazani vërtet është një atraksion i fuqishëm për turizmin dhe kuriozët e historisë, por akoma nuk është hapur drita jeshile për ta vizituar. Është një ishull pa investime dhe infrastrukturë rrugore dhe ekonomike.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: