Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se deri tani nuk ka asnjë peng as i përket menaxhimit të pandemisë.

Rama thotë se sigurisht gjërat mund të bëheshin edhe më mirë, por peng si kryeministër nuk ka.

Madje sipas tij Shqipëria ia ka dalë deri tani në luftën ndaj pandemisë.

”Jeta është një film që ta bënte filmin më të bukur. Kjo nuk është e mundur. Kësdhtu që a mund të bëheshin më mirë, a ka gjëra, padiskutim që edhe ti mund ta bëje më mirë pyetjen nëse do dije përgjigjen time.

Ajo që ne bëjmë ësthë ajo që sjell si rezultat, ne nuk i dimë. Pasi kem imbylur një eksperiencë dhe shohim çfarë ka ndodhur më parë, patjetër do e bënim më mirë. Peng jo, asgjë. Përkundrazi. Jam shumë i lehtësuar, sepse ka qenë një barrë e jashtëzakonshme dhe një e panjohur e jashtëzakonsh,e

Falë ministres së Shëndetësisë, ekipit, deri tani ia kemi dalë.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb