Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili është ndalur sot tek situata e shkaktuar nga pandemia në vendin tonë, ndërsa thekson se është një sallatë rilindase mashtruese.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Vasili thekson se situata është shume serioze dhe se sipas tij kërkon analizë të thellë shkencore, menaxhim të përgjegjshëm e profesional dhe jo propagandë.

REAGIMI I VASILIT
Menaxhimi i Pandemise, nje sallate rilindase mashtruese!!
Dje 3511 testime, ndersa sot vetem 1918 ose 46% me pak se nje dite me pare, gati gjysem per gjysem !?
Dje 833 raste te reja, ndersa sot 538 raste te reja.
Dje 5 vdekje ne 833 raste, ndersa sot 9 vdekje ne 538 raste te reja.
Situata eshte shume serioze dhe kerkon analize te thelle shkencore, menaxhim te pergjegjshem e profesional dhe jo propagande.
Ky nuk eshte menaxhim kjo eshte sallate rilindase, qe ka ne themel mashtrimin dhe dezinformimin e qytetareve.
(BalkanWe)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb