Ministria e Mbrojtjes nënshkruan me gjigantin e industrisë ushtarake amerikane, Lockheed Martin marrëveshjen për menaxhimin e Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare, (SIVHD).

Pas disa vitesh rikthehet me këtë kontratë kompania, e cila ka dizenjuar SIVDH-në.
Në praninë e ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, kontrata u firmos nga zëvendëskomandant i Forcës Detare kapiten i rangut të parë, Artur Meçollari dhe përfaqësuesi i kompanisë LM, Michael Stoner.

280220

Ministrja e Mbrojtjes e ka cilësuar arritjen e firmosje së kësaj marrëveshje një vlerë e shtuar në siguri, asistencë profesionale, teknike dhe tregues të konsolidimit të marrëdhënieve të shkëlqyera me partnerin strategjik, SHBA.

280220

Kontrata e nënshkruar është e para e një bashkëpunimi afatgjate me LM për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb