“Mafia shqiptare është nënkontraktuar nga “Ndrangheta” për trafikun e drogës në zonën e Ligurias”.

Kështu deklaroi kreu i drejtorisë Investigative të Antimafias në Itali, Maurizio Vallone, gjatë aktivitetit të organizuar me rastin e 30-vjetorit të DIA-s. Ai foli për shtimin e kontrolleve kryesisht në Genova, gjë që ka sjellë më shumë goditje të krimit.

“Për më shumë se 30 vite rajoni i Ligurias ka pasur praninë e të gjitha mafiave. Por hetuesit kanë arritur të përballen me infiltrimin. Genova është një port që kohët e fundit ka qenë nën mbikëqyrje të ngushtë nga hetuesit. Dhe këtë e dëshmojnë sasitë e mëdha të drogës të sekuestruara, raporton ansa.

Konfiskimet e fundit në Genova nuk tregojnë domosdoshmërish se ka pasur rritje të trafikut të drogës përmes kësaj pike, por se kapacitetet hetimore janë përmirësuar. Krimi i organizuar duhet goditur”, – u shpreh drejtori i DIA-s ne Itali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: