Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me situatën e rënduar si pasojë e reshjeve në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku u shpreh se pushteti qendror dhe lokal kanë detyrimin të bëjnë çdo gjë që situata e përmbytjeve të mos rezultojë fatale.

Postimi i plotë:

Prioritet i parë sot duhet të jetë menaxhimi i jetës dhe pronës të qytetarëve!

Pushteti qendror dhe lokal kanë detyrimin të bëjnë çdo gjë që situata e përmbytjeve të mos rezultojë fatale.

Sot, çdo burim duhet të jetë në funksion të jetës, pronës dhe sigurisë së qytetarëve dhe jo ne shërbim te propagandës.

Pas sigurimit të jetës, pronës dhe bagëtisë qeveria duhet të ketë një plan konkret transparence për një tjetër krizë: energjinë!

Jetike për ne si vend manaxhimi në favor i kësaj situate dhe jo keqpërdorimi i rreshjeve për biznes!

Transparencë e plotë, si po menaxhohet situata në kaskadën e Vaut të Dejës dhe Komanit! Kjo që shqiptarët mos kërcënohen me rritje çmimi çdo muaj!

Në këtë situatë te vështirë energjetike duhen menaxhuar burimet e nuk bëhet biznes me krizën!

Shtabi emergjencave duhet të jetë në këmbë dhe duhet të sigurojë informacione çdo orë për situatën.

Masat e marra, kalimi i kësaj situate që nuk duhet të ishte surprizë për qeverinë dhe shpëtimi i çdo jete duhet te jetë prioritet!

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb