Në këto ditë të fundit të merkatos, ka vetëm një dilemë të madhe, çfarë do të ndodhë me C.Ronaldo-n? Vijon të jetë e hapur pista Napoli, por nga Anglia bëjnë me dije se Man.United është një hap larg transferimit të Antony për 100 milionë euro. Nëse “djajtë e kuq” vënë në jetë një transferim të tillë bëhet e pamundur kalimi i Osimhen në “Old Traford”, pasi duhen edhe 100 mln euro të tjera për të blerë nigerianin.

Nëse Osimhen nuk largohet nga Napoli, pyetja që shtrojnë tifozët është, a mund të kalojë Ronaldo te Napoli? Fati i portugezit dukej i lidhur ngushte me atë të Osimhen, por agjenti i tij i famshëm Jorge Mendes ka dhe një plan B: Ronaldo mund të transferohet te Napoli edhe pa qenë e nevojshme që Osimhen të largohet.

Sipas Il Mattino propozimi i ri ka të bëjë me transferimit e CR7 në formë huazimi te Napoli, me blutë që janë të detyruar të paguajnë vetëm 20% të pagës së tij, afro 6-7 milionë euro. Drejtuesit e United janë të gatshëm të bëjnë një sakrificë të tillë për të lënë të lirë Ronaldo-n, një lojtar që nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ten Hag, aq më tepër nëse vjen edhe Antony.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb