Një shqiptar nga Kosova i cili jeton në Kanada ka fituar së fundmi çmimin e madh të lotarisë dhe ka marrë në shtëpi shifrën prej 1 milionë dollarësh.

Mediat kanadeze raportojnë se 49-vjeçari Gazmen Hashani fitoi çmimin e madh në shortin e 18 tetorit të kompanisë Lotto Max, ndërsa në një intervistë të dhënë ai tha se me një pjesë të shumës së fituar ai planifikon të paguajë një paradhënie për blerjen e një shtëpie për familjen e tij.

“Trupi dhe mendja ime ndihen të qetë – një ndjenjë që nuk e kam përjetuar kurrë më parë”, përfundoi ai.

“Unë luaj grupin tim të numrave që shoh në kokën time,” shtoi ai për lajmet e OLG.

Gazmendi tha se ai shkoi në dyqan për të kontrolluar biletat e tij duke përdorur kontrolluesin e biletave. “Bileta e fundit që kontrollova thoshte 1 milion dollarë. Nuk mund ta besoja dhe e skanova edhe dy herë të tjera. Kur tha të njëjtën gjë, e futa shpejt biletën në xhep. Prita që gruaja të vinte në shtëpi për t’i treguar asaj lajmin e madh. Kur i thashë se fitova 1 milion dollarë, ajo filloi të dridhej. Ajo ishte shumë e lumtur dhe e emocionuar për familjen tonë”, tha ai.

Bileta fituese u ble në Ins Market në Kingsway Drive në Kitchener, shkruan CTV News.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: