TIRANE– Mimoza Dini, nëna e këngëtarit Ergi Dini i cili humbi jetën si pasojë e një aksidenti një vit më parë ka përkujtuar djalin e saj me një poezi të publikuar në Facebook.

Ajo shpreh dhimbjen qe e ka shoqëruar përgjatë këtij viti, ndërsa falënderon të gjithë miqtë që thotë se i kanë lehtësuar dhimbjen.

Statusi i Mimoza Dinit:
Miq e dashamires!
U be nje vit qe Ylli im,Ergi,ju bashkua yjeve te tjere,ne qiell!
U be nje vit,qe zemra ime rreh edhe per Te.
U be nje vit qe stuhite e dhembjes se shpirtit,me rrezojne.Por ne çdo çast te veshtire,kam ndjere nje dore qe shtrihej,per te me ngritur.
Ajo dore,jeni ju,miq dhe dashamires.
Miresine tuaj e kam ndjere ne çdo çast.
Jam lutur dhe vazhdoj te lutem edhe per ju.Lumturia qofte perhere ne vatrat tuaja!Jeni te çmuar per mua!

PER TIM BIR.
Mendja m’u thinj nga nata
Shpirti m’u keput,ra nga vjeshta,
Krahet m’i shqeu shterngata
dhe zerin ma mbyti heshtja.
Trupi m’u ça nga dhembja
dhe dhembja uluriti prej mallit,
Zemra fluturoi nga brenda
dhe mori fytyren e DJALIT.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb