Romelu Lukaku ishte blerja më e madhe e Chelsea-t në këtë merkato vere me Blutë e Londrës që paguan plot 115 milionë euro për të rikthyer në Stamford Bridge sulmuesin belg i cili në një intervistë nga grumbullimi me Belgjikën ka treguar të tjera prapaskena lidhur me largimin e tij nga Interi.

“ Kur Chelsea ofroi 110 milionë euro plus kartonin e Zappacostas, ishte oferta e tyre e tretë, kuptova që gjërat ishin bërë serioze dhe me mendje nuk isha më në Milano. Interi e kishte refuzuar edhe këtë ofertë dhe unë u detyrova të shkoja të flisja me Simone Inzaghin në zyrën e tij në mënyrë që palët të gjenin një akord. Edhe pse me trup isha ende në Appiano Gentile me mendje isha që atëherë te Chelsea”- theksoi fillimisht Lukaku duke lënë të kuptohet se drejtuesit e Interit nuk kanë dashur ta shesin 28-vjeçarin por ka qenë dëshira e tij ajo që ka vendosur për transferimin e tij në Premier League.

Romelu Lukaku gjatë dy viteve që u aktivizua te Interi fitoi simpatinë e të gjithëve duke u shndërruar edhe në të përkëdhelurin e tifozëve dhe për këtë arsye edhe në këtë intervistë të radhës belgu falenderoi sërish Interin që i hapi dyert në një moment të vështirë të karrierës së tij. “ Interi më nxorri nga telashet në një moment jo të mirë për mua dhe për këtë do t’u jem gjithmonë mirënjohës, Interin mund ta lija vetëm për Chelsea-n, theksoi në fund.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: