Ish-kryeministri Sali Berisha e ka ndalur sot ‘foltoren’ e tij në Bajram Curri. teksa kujtoi me mall dhe shumë nostalgji vendlindjen e tij, Berisha e cilësoi udhëtimin drejt Tropojës gjysmë qiellor dhe gjysmë tokësor.

Mes të tjerash Berisha i bëri një thirrje të fortë presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, ku pohoi se ai duhet ta heqë nga mendja se ‘Ballkani i Hapur’ do të kalojë në Shqipëri. Sipas Berishës kjo nismë përjashton Kosovën.

“Ju përshëndes ju përzemërsisht me mirënjohje më të pakufishme ndaj juve këtu, ndaj të gjithë malësorëve të kësaj treve kudo ku janë sot. Duke ardhur në Tropojë, në Malësinë e Gjakovës, më kishte pushuat një ndjenjë e veçantë. në mendje më vinin fjalët e një filozofi se njeriu i lirë është fëmija i natyrës. I thash vetes se njeriu i lirë në vendlindjen e tij është dy herë fëmija i natyrës. Kurse sapo mbërrita në hotel, Floriana më pyeti se si ishte udhëtimi për në Tropojë. ‘Gjysmë qiellor dhe gjysmë tokësor’, -iu përgjigja. Me mendjen time vijë më shpesh në Tropojë. Sa i bekuar isha që linda në Malësi të Gjakovës. Sot pas dekadash larg saj, pas dekadash në Tiranë dhe qindra e qindra shëtitjesh nëpër botë, dua t’ju them se në vendlindjen time unë kreva universitetin më të rëndësishëm të jetës time. Unë mora diplomën e të gjitha diplomave të jetës time. Në fillimet e memories time, në familjen time si në qindra familje të Malësisë së Gjakovës, ekzistonin odat e burrave. nuk kishte radio, televizion. por të dashur të rinj e gjithë jeta jonë kalonte nga shkolla te oda dhe nga oda te shkolla. E vërteta është se në odë unë, bashkëmoshatarët e mi, mëkoheshim me dashur i të pakufishme për vendin, për Kosovën. Kosova për ata burra ishte toka e shenjtë. Shkolla dhe librat e kishin të ndaluar Kosovën. Në ato nuk flitej një fjalë për në qytet të saj apo lum, apo artist. Kosova nuk ekzistonte për diktatorin Enver Hoxha. Shkova në shkollë të mesme nga Viçidoli dhe aty mësuesi i latinishtes na e bënte në kor gjuhën. më vonë zbulova se kombi shqiptar në të vërtetën absolute rilindi nga Lahuta dhe oda dhe jo nga universitetet.

Miqtë e mi, jemi mbledhur sot në një moment kritik për vendin. Jemi mbledhur në një moment kur 8 vite me radhë Shqipëria a kaluar nga një rekord i zi në një rekord tjetër të zi. në 8 vite veriu i Shqipërisë u diskriminua më shumë se në 8 vite të çdo pushtuesi të të gjitha kohërave. Kujtoni pak përveç asfaltimit të 10 km rrugë të cilat kishin dhe stabilizantin në rrugën Bajram Curri Valbonë, pothuajse asnjë investim. Edi Rama një armik i egër i qenies shqiptare iu vuri dhe taksën te Rruga e Kombit. Qarku më i varfër i Europës, i Shqipërisë, 20 vite diferencë me qarkun e Tiranës, paguan taksë. Ua vuri vizën juve. I vuri taksë veriut dhe Kosovës. Në 8 vite, Edi Rama varfëroi në mënyrë të pamëshirshme qytetarët shqiptarë. ‘Ballkani i hapur’ ka rrethuar Kosovën me armiqësi. Në takimet që bënë lëshon rrufe drejt udhëheqjes politike të Kosovës. Në këto 8 vite nuk ka bindur asnjë shtet që të njoh Kosovën. Nga kjo platformë do i çoj një mesazh Slobodanit të ri, hiqe nga mendja se do të kaloj Ballkani i Hapur në Shqipëri, me firmën e Edi Ramës.

Mendohu mirë. Mendohu shumë herë! Mendohu shumë herë para se të mësysh Tiranën si mik i Edi Ramës, pasi një popull i tërë do të jetë në rrugë kundër teje. Ne jemi dhe do të punojmë për marrëdhënie normale, por jo kurrë në kurriz të Kosovës. Ai kërcënon Kosovën. A e dini ju që ditën që parlamenti i tij duartrokiste atë (Ramen), Vuçiç puthej me Putin. Çdo përpjekje e tij do të marrë dhe do ia kthejë ushtrinë në kocka dhe armët në hekurishte. Harrojë se mund të prekësh Kosovën. Jemi një komb dhe kurrë më s’do të mund të prekësh një pjesë të territorit të saj. në do paqe dhe bashkëpunim, në radhë të parë të njohësh gjenocidit ciklik ndaj shqiptarëve. Po do paqe shko vizito muzeumin pasardhësi i Millosheviç, për krimet ndaj shqiptarëve, në të cilat je pjesëmarrës edhe ti.”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb