Gazeta serbe në Koraci, Nova.rs në një artikull të saj ka zbuluar disa prapaskena që nuk u kapën nga kamerat në takimin e djeshëm Kurti-Vuçiç. Në momentin e prononcimit për mediat, drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, në një moment e ka ndërprerë Vuçiç.

“Skenat e poshtërimit të bashkëpunëtorëve para kamerave televizive janë bërë të zakonshme, dhe e fundit ishte dje kur Vuçiçi reagoi njësoj pasi drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ndërpreu kokën e shtetit serb gjatë adresimit para mediave”- shkruan Nova.rs.

Duke iu drejtuar mediave, pas takimit me delegacionin e Kosovë, të udhëhequr nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Vuçiç tregoi atë që u diskutua gjatë dialogut të Brukselit për Kosovën. Në një moment, ai u ndal, kështu që Petković u përpoq ta ndihmonte atë.

“Sa herë që mendoni se nuk më kujtohet ose se duhet të ndalem për një sekondë, mendoni dy herë nëse e di apo jo”- tha Vuçiç, duke e qortuar Petkoviqin për ndërhyrjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: