Mathew Borges tashmë është 18 vjeç, ndërsa ka qenë vetëm 15 kur ka kryer një krim makabër, duke vrarë shokun e klasës. Mediat amerikane raportojnë se Borges në atë kohë adoleshent e vrau shokun e ngushtë, pasi dyshonte se ai flirtonte me të dashurën e tij.

Borges, pasi e vrau shokun, ia preu duart, më pas kokën dhe e hodhi në një lumë aty pranë.

Në seancën gjyqësore, ish-e dashura e tij, Leilany Dejesus, tashmë 18 vjeçe, dëshmoi se Mathew Borges u bë shumë xheloz dhe u inatos shumë kur e pa atë duke folur me Manuel Viloria-Paulino në shkollën e Lawrence në Boston.

Dejesus tha në gjykatë me lot në sy se para se të vriste shokun e vet të ngushtë, e kishte dhunuar për një periudhë të gjatë kohe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb