Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Santiana Maloku, ka bërë dje një rrëfim të ndjerë, duke folur për jetën e saj private dhe fëmijërinë e vështirë.

Ajo rrëfeu se është rritur duke menduar se nëna e saj ishte gjyshja, ndërsa nënën e vërtetë mendonte se e kishte motër.

“Kam lindur në Gjakovë në vitin 1994. Prindërit e mi janë ndarë kur unë i kam bërë dy vjeçe dhe më ka rritur gjyshi me gjyshen. Ata i kam thirr mami dhe babi, sepse nëna ka qenë shumë e re kur më ka lindur mua dhe nuk e kam ditur që e kam nënë deri në moshën 5-6 vjeçe. Më ka treguar një kusherinë e nënës që nëna ime e vërtetë është Agnesa, unë e thërras në emër se kam menduar që e kam motër.

Kam shkuar në shtëpi duke qarë. Kam qarë dhe ju kam thënë më tregoni kush është nëna ime. Më ka marrë nëna e më ka treguar krejt, prej fillimit, si ka ndodhur. I kam thënë e kam ditur që je nëna ime se të ka ardhur era më e mirë se e gjyshes. Nuk ia ndjej askujt atë erë si të asaj. Si fëmijë kam qenë shumë kurioze, më kanë interesuar gjërat, e kam vërejtur që diçka nuk është në rregull. Doja ta dija, por nuk kam guxuar ta bëj atë pyetje”, u shpreh Sentiana.

Ajo vazhdoi të rrëfente se pas divorcit të prindërve, gjyshi ka dashur ta dërgojë në shtëpinë e fëmijës, por ka ndërruar mendje në minutën e fundit.

“I kam pasur disa momente të vështira, kur më ka ndërruar jetë gjyshi, e kam ndier shumë mungesën e babait dhe ka qenë shumë e rëndë. Në moshën 16-vjeçare është sëmurë nëna, tani është mirë, por ka vuajtur shumë,”- tha ajo.

Sentiana tha se në moshën 18-vjeçare duhej të bënte një operacion në gji që kushtonte shumë para dhe shkoi t’ia kërkonte babait, pasi nuk kishte se ku ti merrte tjetër. Mirëpo, ai nuk e ka besuar duke i thënë se po gënjen sepse nuk është vërtet sëmurë.

“Kur kam qenë në moshën 18-vjeçare kam bërë një operacion në gji, e kam trashëguar prej nënës, por për fat më ka shkuar mirë. Nuk kishim edhe aq para, por e di që më ndihmuan të gjithë. Unë kam shkuar në postë dhe i kam shkruar babait për t’i kërkuar ndihmë, e kam bërë atë gabim, por nuk më ndihmoi pasi tha po gënjën sepse nuk je sëmurë. Nuk më besoi që më duheshin seriozisht ato para, kur e mora atë përgjigje m’u prenë këmbët krejt.

Njerëzit tjerë më ndihmuan e babai im jo! Prej atij momenti nuk kam as përse të kem kontakt me të. Kur janë ndarë, babai ka dashur të më marrë nga nëna. E di sa më kanë ruajtur familja ime dhe jam e vetëdijshme që s’mundet të më marrë më askush. Babanë e kam takuar për herë të parë në moshën 18-vjeçare, nuk e kam njohur, vetëm emrin ia kam ditur. Nuk kam kontakte më me të! Një baba kam pasur, ai nuk jeton më. E kam nënën për gjithçka.”

Në fund, ajo foli për karakterin e saj të fortë që shpesh e bën të duket e egër.

“Unë sulmoj para se të më sulmojnë. Njerëzit mendojnë që jam shumë e egër, që nuk kam ndjenja, por këtu jam njeriu më i ndjeshëm. Nuk qaj para të tjerëve se më vjen inat, se frikësohem që dobësohem”- tregoi Maloku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb