Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, deklaroi se kur ka marrë vesh për ‘grevën’ e kontrollorëve, nuk e besonte si lajm e mendonte se ishte e gjitha një ëndërr e keqe.

Hajdari thekson se sjellja e kontrollorëve në aeroport përbën vepër penale, kurse shton se nëse do ishte vetë për këtë rast, si ish-prokuror, do të kryente masën e arrestit në flagrancë.

“Kur mora vesh lajmin, kujtova se ishte ëndërr. Kjo është një ëndërr e keqe. Për pagat, janë ulur edhe për shkak të pandemisë. Nuk ka ndodhur në asnjë shtet, që të futesh në një grevë, direkt. Sjellja e kontrollorëve është kryerje e veprës penale.

Qeveria e ka marrë ngadalë, por unë për ata njerëz që nuk kthehen në punë, do kryeja masën e arrestit në flagrancë. Kjo është një ngjarje e paprecedentë. Rruga që kanë zgjedhur, duke bërë grevë pa paralajmërim, ata duhet të arrestohen”, u shpreh Hajdari.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb