Blogerja e njohur, Armina Mevlani dhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, janë në një lidhje prej shumë vitesh. Ata bashkëjetojnë dhe kanë në plan të martohen.

Mbrëmjen e sotme, Armina ka treguar në “Goca dhe Gra” momentin e parë kur ka takuar, Shkëlzenin. Ajo u shpreh se kur e ka parë nuk e dinte fare se kush ishte sepse nuk ishte rritur me një frymë politike në familjen e saj.

“Unë personalisht sa i përket lidhjes sime gjithmonë ka pasur tendencë që të gjykohej, diferenca e moshës, pozicioni ‘ajo ishte miss’. Unë kurrë nuk do të kisha nisur një lidhje nëse s’do ta doja shpirtëroren.

Kur e kam parë, e kam pëlqyer, por se dija kush ishte se unë s’jam rritur me frymë politike, madje kur e kam parë sërish pyeta shoqen time kush është edhe më tha ‘fliste anglisht mos është i huaj’. Disa shikojnë udhëtimet e mia dhe nuk e dinë se ato janë udhëtime pune. Unë kam punuar shumë, Dalina e di më njeh që unë kam qenë pjesë e medias që para se të njihesha me Shkëlzenin”, rrëfeu Armina.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb