Kryetari i PDSH-së në Maqedoni, Menduh Thaçi ka dhënë dorëheqjen. Lajmin e bëri vetë ai të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

Ai njoftoi se Partinë Demokratike Shqiptare do t’a drejtojë në mënyrë kolektive Këshilli Drejtues deri në Kongresin e jashtëzakonshëm.

Dorëheqja e Menduh Thaçit erdhi pak pas zgjedhjeve parlamentare, ku PDSH mori vetëm 2 deputetë.

Postimi i plotë

“Të dashur miq, sapo dorëzova dorëheqjen e parevokueshme nga posti i Kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare, Këshillit Drejtues të PDSH-së. Partinë Demokratike Shqiptare do t’a drejtojë në mënyrë kolektive Këshilli Drejtues deri në Kongresin e jashtëzakonshëm, data e mbajtjes e të cilit do të caktohet nga Kuvendi Qendror i Partisë. Koordinatorë i aktiviteteve u emrua Sekretari i Përgjithshëm z.Azem Sadiku, ndërsa unë mbetem ushtarë i bindur i Partisë Demokratike Shqiptare”, shkroi Thaçi në Facebook.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: