SHKUP– Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në një takim me ambasadorin e Francës në Maqedoni, Kristian Timonie, shprehu brengosjen për marrëdhëniet e brishta ndëretnike, situatën ekonomike, si dhe për ngecjen e proceseve integruese.

Ai vlerësoi se vlerësoi se ndodhitë e fundit, si dhe përfitimet e partive nga politika ditore, kanë devijuar tërësisht rrugën e integrimeve euro-atlantike në NATO dhe BE, si dhe kanë acaruar marrëdhëniet ndëretnike, shkruan “INA”.

Kryetari Thaçi konstatoi se problemet reale të Maqedonisë janë çështja e emrit, të drejtat e shqiptarëve, si dhe funksionimi i institucioneve, andaj Partia Demokratike Shqiptare si parti opozitare do të jetë konstruktive dhe do të përkrah çdo nismë institucionale që ka të bëjë me avancimin e të drejtave të shqiptarëve, me reformat e mirëfillta, si dhe me de-bllokimin e proceseve integruese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: