SHKUP- Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi theksoi sot se situata në Maqedoni është situatë e rëndë dhe sidomos me ngjarjet në Kumanovë.

Ai ka theksuar se ka thirrur këtë konferencë për të thirrur për qetësi dhe për rikthimin e dialogut politik për zgjidhjen e çështjeve shqiptare, si dhe procesi integrues në NATO dhe BE.

Ngjarjet e ditëve të fundit në Kumanovë, ku mbetën të vrarë 22 persona, ngritën shqetësimin e Bashkimit Europian, NATO-s, si dhe strukturave të tjera mbarë ndërkombëtare. Të gjitha këto struktura apeluan për ruajtjen e qetësisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: