Sinoptikania Lajda Porja raportoi në një lidhje me “Skype” për News24 se kjo fundjavë do të karakterizohet nga një mot i kthjellët.

Sipas Porjes, temperaturat maksimale gjatë fundjavës do të rriten deri te 7-8 gradë, ndërsa nuk priten reshje shiu e dëbore.

Sa i përket javës që vjen, sinoptikania theksoi se pritet një javë krejtësisht dinamike, me rritje temperaturash, me mëngjese të ftohta, por edhe me diell.

“Kjo fundjavë karakterizohet nga moti i kthjellët. Temperaturat maksimale do të rriten deri te 7-8 gradë celsius. Nuk priten reshje në territori gjatë fundjavës. Java do të jetë krejtësisht dinamike, dita e hënë mund të sjellë rritje të ndjeshme temperaturash, por do të rriten reshjet në zonat veriore dhe qendrore, megjithatë shirat do të jenë të pakta. Duke filluar nga e marta do të kemi mëngjese të ftohta dhe ditë me diell. E mërkura do të sjellë sërish rritje të lehtë të temperaturave”, u shpreh sinoptikania.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb