Kur njerëzit janë në ankth para një operacioni, mjekët dhe infermierët u thonë që të marrin frymë thellë dhe ngadalë. Mund të duket si një mënyrë e papërshtatshme për të larguar ankthin, por, në shumë raste funksionon vërtet.

Shkencëtarët kanë zbuluar së fundmi përse frymëmarrja e thellë, përfshirë edhe meditimin, mund të përçojnë qetësi dhe largojnë ankthin, shkruan “shëndeti”.

Në një artikull të publikuar tek revista Science, hulumtuesit shkencorë të drejtuar nga Mark Krasnow, profesor tek Universiteti Stanford në SHBA, zbuluan se tek minjtë, një grup i nervave në tru që rregullon frymëmarrjen ka një lidhje direkte me qendrën e zgjimit në tru. Me pak fjalë, frymëmarrja mund të ketë një efekt të drejtpërdrejtë në aktivitetin e përgjithshëm të trurit.

Shkencëtarët kanë studiuar një grup prej 3000 neuronesh në trurin e minjve që kontrollojnë të gjitha mënyrat e ndryshme të frymëmarrjes tek këta brejtës, duke filluar nga frymëmarrja e shpejtë, e lidhur me forcën dhe zemërimin, tek frymëmarrja e ngadaltë tipike e qetësisë, dhe psherëtimat dhe të qarat.

Ekspertët zbuluan se 60 lloje të ndryshme qeliza nervore përbëjnë të ashtuquajturën “frymëmarrja që mban ritmin”, dhe secila këto grupe të qelizave nervore janë përgjegjës për mënyra të ndryshme të frymëmarrjes.

Gjatë studimi, shkencëtarët provuan të izolojnë lloje të ndryshme të neuroneve dhe efektet e tyre të shumta në frymëmarrje. Me anë të një teknike gjenetike, ata qetësuan disa neurone të caktuara për të parë se cili funksion i frymëmarrjes ndërpritej.

Në fund të studimi shkencëtarët zbuluan se frymëmarrja e thellë mund të ndryshojë gjendjen mendore dhe të lehtësojë ankthin.

Tani që është vërtetuar edhe shkencërisht, mos harroni të bëni frymëmarrje të thellë në rastet kur jeni në ankth ose të shqetësuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: