Zgara mund të jetë një zgjedhje e shëndetshme, nëse zgjidhet mishi pa dhjam, mishi i pulës e zëvendëson mishin e viçit apo salsiçet, si dhe nëse përdoren frutat dhe perimet.

Lisa Cimperman, dietiste klinike në Spitalet Universitare Case Medical Center në Cleveland, thotë se skara nuk nënkupton domosdo përdorimin e mishit të yndyrshëm i cili shkakton flakërime të zjarrit për shkak të shkrirjes së yndyrës, transmeton Koha.net. Këto flakërime të zjarrit e shkrumbojnë mishin dhe e rrisin rrezikun e krijimit të kancerogjenëve.

Megjithatë, studime të shumta epidemiologjike të cilat kanë përdorur pyetësorë të hollësishëm për ta ekzaminuar konsumin e mishit dhe metodat e gatimit zbuluan se ata që kishin ngrënë nivele të larta të mishit të përgatitur mirë, të skuqur, apo të pjekur në skarë ishin shoqëruar me rritje të rrezikut të kancerit kolorektal, kancerit pankreatik dhe atij të prostatës, thotë NCI (National Cancer Institute).
Asnjë udhëzim federal nuk e adreson konsumin e niveleve të HCA-ve dhe PAH-ve. HCA-të formohen kur aminoacidet, sheqernat, dhe kreatina – një substancë që gjendet në muskul – reagojnë në temperatura të larta. PAH-ët formohen kur yndyra dhe lëngjet nga mishi i pjekur në skarë direkt mbi zjarr të hapur pikojnë mbi zjarr, duke shkaktuar flakë.

Shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë të mishit në një zjarr të hapur ose një sipërfaqe të nxehtë metalike dhe shmangia e pjekjes së zgjatur në temperatura të larta mund të ndihmojnë në uljen e formimit të HCA dhe PAH, thotë NCI. Përveç kësaj, përdorimi i mikrovalës për të zier mishin para ekspozimit ndaj temperaturave të larta mund ta zvogëlojë formimin e HCA duke e reduktuar kohën e gatimit.

Rrotullimi i vazhdueshëm i mishit në një burim me temperaturë të lartë mund ta reduktojë ndjeshëm formimin e HCA, dhe prerja e pjesëve të shkrumbuara të mishit dhe mospërdorimi i lëngut të mishit nga pikimi i mishit mund t’i zvogëlojë këto ekspozime kimike. Për pjekje më të shëndetshme në skarë, Cimperman sugjeron përdorimin e ushqimit të detit, frutave si ananasi apo pjeshka dhe perimeve.

“Perimet e marinuara dhe zgara i karamelizojnë sheqernat natyrore, duke i rritur aromatizuesit natyrorë në kungullin e njomë, në kungull, kërpudha Portobello, speca dhe domate,” theksoi Cimperman në një deklaratë, transmeton k.net. “Kjo është një mënyrë e mrekullueshme për t’i reduktuar kaloritë në dietën tuaj dhe për të shtuar ushqyes vërtet të mirë, gjithashtu.”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: