Pas një viti të vështirë, shitjet e makinave në kompanitë e prodhimit të makinave Daimler dhe Audi u rritën nga fundi i vitit 2019, ku të dyja kompanitë gjermane postuan sot rezultate pozitive.

Ndryshimet në gamën e produkteve të tyre si dhe vështirësitë në përshtatjen me standardet e reja globale të emetimeve WLTP shkaktuan rënie në shitjet e të dyja kompanive me rreth 5% në gjysmën e parë të vitit 2019.

Daimler raportoi në muajin dhjetor një rënie me 0,3% në shitjet e markës Mercedes-Benz, megjithatë, ia doli të rrisë shitjet vjetore të Mercedes me 1,3% në 2,34 milion njësi.

Edhe filiali i Volkswagen Audi, pati një rritje të numrit të shitjeve në muajin dhjetor, ku në fund të vitit 2019 shitjet u rritën më 1,8%.

Daimler falenderoi Kinën për numrin e madh të shitjeve, ku Mercedes-Benz shiti 6,2% më shumë makina.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb