Mercedesi është gati të fillojë Vitin e Ri me hedhjen në treg të serive të reja, duke filluar nga “E-Class W213”, i cili u prezantua në formë koncepti.

Modeli i ri pritet të jetë “E-Class CLE” si një version standard i kësaj serie, me katër dyer.

“E-Class” i ri do të jetë një version i përzier i C-së dhe S-it. Mercedesi për këtë model ka kombinuar “dizajnin emocional” me teknologjinë e lartë Sensual Purity.

Mercedesi së shpejti do të publikojë fotografi dhe video të E-Classit, i cili pritet të prezantohet më 11 janar në panairin e veturave që do të mbahet në Detroit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: