Një ‘Mercedes-Benz 540K Special’ i vitit 1937 është shitur për 9.9 milionë dollarë në një ankand të organizuar nga “RM Sotheby”.

Numri i prodhimit 130894 konsiderohet një nga ekzemplarët më të vjetër të modelit 540K që i kanë mbijetuar testeve të kohës moderne. Modeli origjinal ishte shitur në Amerikë dhe deri tani ka të kaluara vetëm 16 mijë e 458 kilometra.

Automjeti ka motor 5.4-litërsh me tetë cilindra dhe me 115 kuajfuqi. Shoferi ka mundësi të aktivizojë një turbombushës që e rrit fuqinë deri në 180 kuajfuqi, dhe fuqia e motorit shndërrohet falë marshit me katër shpejtësi.

Mercedesi special ishte shitja kryesore e vitit të 17-të të ankandit në Phoenix që fitoi 62.8 milionë euro nga të gjitha shitjet.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: