Mercedesi njofton se ka tërhequr nga tregu makinat e reja E-Class, më saktësisht modelin E300. Shkak për këtë, është bërë një problemi te instalimi elektrik, pasi nëse dikush ulet, apo vendoset diçka me peshë të konsiderueshme në ulëset e pasme, atëherë mjeti ndalon.

Tërheqja përfshin 6 858 Sedana E300 dhe E300 4MATIC, sipas rregullatorit amerikan të trafikut NHTSA (National Highway Traffic Safety Administration). Tërheqja është bërë vetëm për makinat që janë prodhuar nga 10 dhjetori 2015 deri më 30 qershor 2016.

NHTSA thotë se tërheqja është bërë për shkak të dëmtimit të pompës së karburantit gjatë instalimit elektrik nën ndenjësen e pasme.

Sipas “Car & Driver”, pas këtij instalimi elektrik nën ndenjëset e pasme, nëse bëhet ndonjë presion mbi to, atëherë ndalohet puan e pompës së karburantit, sensorit dhe matësit të karburantit – ose të gjitha përnjëherë – dhe nga kjo mund të shkaktohet edhe ndalja e motorit.

Pra, nëse uleni në ndenjëset e pasme të Mercedes E300 Sedan dhe E300 4MATIC Sedan, mund t’i fikni ato funksione, dhe rrjedhimisht makina ndalet.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: