Në një parking që nuk bëhet e ditur se ku ndodhet, është filmuar një nga modelet më të rralla të Mercedes-Benz.

Ky S600 Royale, duket se ka kaluar nëpër intervenime të ndryshme, shkruan Telegrafi.

Vetura ‘e vjetër dhe në të njëjtën kohë shumë e re’, ka shtesa dhe ndryshime drastike, të cilat i kanë dhënë pamje shumë të dashur.

Ndryshimet janë kryesisht në pjesën e përparme, ku vërehet edhe një grill gjigant, ndërsa dritat e pasme janë komplet ndryshe.

E njohur si ‘vetura e diktatorit’, duket se ka kërkuar shuma të mëdha parash per t’u rinovuar, por pamja që ka marrë është e mrekullueshme.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: