Mercedez-Benz ka nxjerrë në shitje makina klasike të të gjitha epokave. Gjiganti i prodhimit të makinave ka hapur një biznes të ri fitimprurës, i quajtur “All-Time Stars”, ku do të shesë të gjitha makinat klasike të cilësisë së lartë.

Makina më e vjetër që ofrohet për shitje është modeli Type 630 Kompressor i vitit 1929, që kushton rreth 912 mijë dollarë. Ndërsa modeli më i ri është një SL 55 AMG Mille Miglia Edition i vitit 1999, me 350 kuaj fuqi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: