Një zyrtar europian ka deklaruar se Rusia ka vendosur deri në 20,000 mercenarë nga Siria, dhe Libia në rajonin e Donbasit në Ukrainë.

Sipas zyrtarit, ata janë dërguar në betejë pa pajisje të rënda apo automjete të blinduara, raportoi The Guardian.

Zyrtari tha se vlerësimet për përfshirjen e mercenarëve në terren në Ukrainën lindore variojnë nga 10.000 deri në 20.000 dhe se ishte e vështirë të zbërthehej kjo shifër midis sirianëve, libianëve dhe luftëtarëve të tjerë të rekrutuar nga kompania mercenare ruse, Ëagner Group.

“Ajo që mund t’ju them është se ne pamë një transferim nga këto zona dhe këta njerëz përdoren kryesisht si masë kundër rezistencës ukrainase. Ata shërbejnë si këmbësori dhe nuk janë të pajisur me armatime të rënda apo automjete”, tha zyrtari.

Ai ka sqaruar se me nisjen e fazës së dytë të luftës, Kremlini ka katër qëllime: pushtimi i Donbasit, sigurimi i një ure tokësore për në Krime nëpërmjet qytetit port të Mariupolit, pushtimi i rajonit Kherson për të siguruar furnizimin me ujit të freskët në Krime dhe pushtimi i territoreve shtesë që mund të përdoret si mjet pazaresh në negociatat me Ukrainën më vonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb