‘Telenovela’ e gjatë mes Arisit të Selanikut dhe futbollistit të kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj ka marrë fund sot.

Ashtu siç pritej qendërmbrojtësi është paraqitur sot në zyrat e klubit grek ku ka hedhur të zezën mbi të bardhë dhe më pas është prezantuar zyrtarisht.

Objektivi i Mavrajt është të arrijë sa më shpejtë formën optimale për t’u vendosur në dispozicion të skuadrës për ndeshjet zyrtare. Te Aris Mavraj do të ketë shok skuadre Migjen Bashën dhe të dy shqiptarët tashmë do të kërkojnë të lenë shenjë në elitën e futbollit grek.

Kujtojmë që Mavraj ishte një futbollist i lirë që pas prishjes së kontratës me klubin gjerman të Hamburgut, që sezonin e kaluar në ndeshjet e fundit e dërgoi të stërvitej në ekipin B.

(e.k/BalkanWeb)