Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër kantierin e ndërtimit në zonën 1 në Laç, ku do të ndërtohen qendra të reja banimi me pallate, për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Këto investime do të kryhen falë një donacioni të dhënë nga qeveria turke por dhe nga buxheti i shtetit shqiptar.

Kreu i qeverisë gjatë bashkëbisedimit me kryebashkiaken e Kurbini, Majlinda Cara ka shigjetuar liderin e PD-së për ngatërresën e tij me shifrat.

Rama: Ç’më bëri mua për atë përrua (I drejtohet kryebashkiakes. Merhaba (përshëndet punonjësit e kantierit, që janë turq)

Kryebashkiakja e Kurbinit: Në total ky investim është 27 miliard investime i ofruar nga qeveria shqiptare dhe ajo turke.
Rama: Se e thua me të vjetra ti. Po do na dalësh në televizor si Luli, 1 miliard, 1 milion
Qesh kryebashkiakja
Ahmetaj: Për dy javë nisin themelet tek zona 1 dhe 2.
Rama: Sado që ta dëgjojnë qytetarët, ata po nuk e panë, se besojnë. Ça t’i bësh. Dritan (i drejtohet shefit të kantierit shqiptar) vëllezërit tanë (turqit) kanë vendosur standard këtu. Duhet te mbajme kete standard me te gjitha godinat.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb