Meridnani, ka treguar një sekret që mund ta penalizonte rëndë rrugëtimin e tij në Big Brother.

Ai ka treguar se një ditë para se të futej në shtëpinë e Big Brother, është takuar me vajzën e Arjolës dhe i ka marrë varësen. Atë varëse ai ia ka dorëzuar aktores, për t’i treguar që fëmijët e saj janë mirë. Kjo sipas Meridianit është miqësi e vërtetë.

“Kam shkelur një rregull. Një ditë para kam takuar vajzën e Arjolës. Kam marrë një varse të vajzës dhe e kam fshehur që të mos e shihnin. Unë e kam bërë për t’i dhënë mesazh Arjolës që fëmijët i ka shumë mirë. Kam rrezikuar shumë, edhe largimin nga shtëpia”, tha Meridiani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: