Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka folur me fjalë të mëdha për Eros Grezdën, futbollistin kuqezi të transferuar në ditën e fundit të merkatos te Rangers.

Në një intervistë për faqen e klubit skocez Bushi është shprehur se 23-vjeçari shqiptar meritonte një klub edhe më të madh se Rangers.

“Kur shikon se sa i talentuar është Grezda pret për një lëvizje edhe më të madhe se sa Rangers. Ai është një lojtar që mund të jetë futbollist klasi. Jam i sigurtë që ai do të jetë në gjendje të tregojë shpejt veten te Rangers dhe duke njohur kualitetin që zotëron ka për të bërë një impakt të madh.

Ai meritonte një transferim të madh dhe mendoj se do të bëjë mirë në Skoci. Grezda është një lojtar i rëndësishëm për Shqipërinë dhe kur ai luan mirë i gjithë ekipi është mirë. Ka punuar fort dhe i uroj fat.”

Grezda nuk ishte i grumbulluar me skuadrën këtë fundjavë në ndeshjen kundër Celtic, por pas ndeshjeve të kombëtareve ai pritet të bëjë debutimin te Rangers.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb