FIFA është duke menduar një revolucion për merkaton e futbollistëve. Gjermania “Bild” shkruan se institucioni më i lartë i futbollit në botë ka në plan që të kufizojë numrin e transfertave gjatë një sesioni të merkatos.

Ideja është që të lejojë vetëm 8 transferime lojtarësh për çdo klub në sezon, për të shmangur raste të tilla si Chelsea, që aktualisht ka 40 lojtarë të transferuar, apo Juventusi me 26 lojtarë.

Shumica e klubeve të mëdha kanë huazuar lojtarë në ekipet e tjera. Për shembull, klubi katalanas (Barcelona) ka pesë lojtarë të huazuar në këtë sezon (Ortolá, Douglas, André Gomes, Arda Turan dhe Paco Alcacer). Normalisht, objektivi është për të kërkuar një zgjidhje të përkohshme për lojtarët, të cilët nuk kanë hapësira në klubet që posedojnë kartonin e tyre dhe duan të fitojnë përvojë diku tjetër, në elitë.

Megjithatë, disa klube, sidomos në nga Premier League dhe Seria A, e përdorin këtë formë “prokurimi” si një mënyrë për të gjeneruar një treg transferimi, që u lejon atyre të fitojnë të ardhura nga kjo mënyrë fitimprurëse, pa ndonjë objektiv sportiv.

“Sport Bild” thotë se “task force” (grupi i punës) i ka sugjeruar FIFA-s që kufiri i lojtarëve që një klub mund të transferoje (hyrje dhe dalje) në një sezon të mos e kalojë numrin tetë. Gjithmonë bëhet fjalë për futbollistë profesionistë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb